Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Çka thotë Kushtetuta për zgjedhjen e presidentit

Presidenca - president -Llogo-Simbolet shteterore - 10-02-2022-dp (4)

Foto: Driton Paçarada

Të martën është dita e fundit e afatit kushtetues që Kuvendi ta zgjedhë presidentin. Në rast se dështon edhe sot deri në mesnatë, Kosova përballet me zgjedhje të reja parlamentare brenda 45 ditësh.

Të hënën, në votimin e parë morën pjesë më pak se 80 deputetë. Kjo nga opozita dhe organizata të shoqërisë civile u konsiderua si shkelje kushtetuese.

Zgjedhja e presidentit rregullohet me nenin 86 të Kushtetutës së Kosovës.


Neni 86 [Zgjedhja e Presidentit]

1. Presidenti i Republikës së Kosovës zgjedhet nga Kuvendi, me votim të fshehtë.

Edhe Si rrjedhin afatet kushtetuese për presidentin pas konstituimit të Kuvendit Arbëri Si rrjedhin afatet kushtetuese për presidentin pas konstituimit të Kuvendit

2. Zgjedhja e Presidentit të Republikës së Kosovës duhet të bëhet jo më vonë se tridhjetë (30) ditë para përfundimit të mandatit të Presidentit aktual.

3. Secili shtetas i Republikës së Kosovës mund të nominohet si kandidatë për President të Republikës së Kosovës, nëse ajo/ai siguron nënshkrimet e të paktën tridhjetë (30) deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Deputetët e Kuvendit mund të nënshkruajnë vetëm për një kandidatë për President të Republikës së Kosovës.

4. Zgjedhja e Presidentit bëhet me dy të tretat (2/3) e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit.

5. Nëse asnjëri kandidat nuk merr shumicën prej dy të tretave (2/3) në dy votimet e para, organizohet votimi i tretë në mes të dy kandidatëve të cilët kanë marrë numrin më të lartë të votave në votimin e dytë dhe kandidati që merr shumicën e votave të të gjithë deputetëve, zgjedhet President i Republikës së Kosovës.

6. Nëse në votimin e tretë, asnjëri kandidat nuk zgjidhet President i Republikës së Kosovës, shpërndahet Kuvendi dhe shpallen zgjedhjet e reja, të cilat duhet të mbahen brenda dyzet e pesë (45) ditësh.


Edhe në aktgjykimin e fundit për “vlerësim të kushtetutshmërisë për procedurën për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës”, Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se:

(i) Presidenti i Republikës së Kosovës zgjedhet nga Kuvendi i Kosovës, në përputhje me procedurën e përcaktuar në nenin 86 të Kushtetutës;

(ii) zgjedhja e Presidentit zhvillohet në 3 (tri) raunde të votimit, ku në 2 (dy) raundet e para kërkohen votat e dy të tretave (2/3) të të gjithë deputetëve të Kuvendit, ndërsa në raundin e tretë kërkohet shumica e të gjithë deputetëve të Kuvendit;

Edhe Konstituimi i Kuvendit hyn në afat kushtetues, deputetët përballë 30 ditëve vendimtare Arbëri Konstituimi i Kuvendit hyn në afat kushtetues, deputetët përballë 30 ditëve vendimtare

(iii) Në mënyrë që 2 (dy) raundet e para të jenë të vlefshme në procedurën për zgjedhjen e Presidentit, kërkohet që të paktën 2/3 (dy të tretat) e të gjithë deputetëve të jenë të pranishëm dhe të votojnë. Ndërsa për raundin e 3-të (tretë) kërkohet të paktën prania dhe votimi i shumicës të të gjithë deputetëve; dhe

(iv) votimi për zgjedhjen e Presidentit zhvillohet me votim të fshehtë.

Lexo përditësimet tjera
Karrigia e planifikuar për presidentin e ri mbetet para sallës së Kuvendit

Deputetët çojnë vendin sërish në zgjedhje

Qytetarët e Kosovës do t’u drejtohen kutive të votimit edhe një herë, për të pestën herë...