Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shtrenjtohet edhe më tej nafta, sot 3 centë më shtrenjtë se dje

nafta

Foto: Arkiv

Për të katërtën ditë radhazi çmimi i naftës në Kosovë është rritur. 

Sipas njoftimit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) të enjten, çmimi i naftës për sot do të jetë 1.47 euro për litër – tre centë më shtrenjtë seç ishte dje.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndërkohë, krahasuar me dje,  çmimi i benzinës është i njëjtë. Benzina do të tregtohet 1.37 euro për litër.

Edhe çmimi i gazit nuk ka ndryshuar. Një litër do të tregtohet me 0.61 euro. 

Çmimet e naftës kanë filluar sërish të rriten pas përshkallëzimit të tensioneve mes SHBA-së dhe Iranit.