86 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar vetëm gjatë dy ditëve të fundit në Kosovë. Teksa numri i infektimeve është rritur, masat anti-Covid po shpërfillen, si nga bizneset, ashtu edhe nga organizimet e Komunës së Prishtinës. Ndërkaq, qytetarët nuk i ndalin as dasmat
Pas rreth dy muajsh, Kosova brenda dy ditëve të fundit ka shënuar rritje në numrin e infektimeve me COVID-19. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, nga 3 mijë e 263 mostra të testuara, 53 kanë rezultuar pozitive.
Teksa një ditë më parë, ishin regjistruar 33 raste pozitive.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoE Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik nuk u ka kthyer përgjigje pyetjeve të KOHËS lidhur me masat kundër përhapjes së koronavirusit, pas konfirmimit të rasteve të para të variantit Omicron në vend. Është bërë e ditur vetëm se rezultatet e mostrave të dërguara për analizë në Gjermani, qysh më 20 dhjetor, do të arrijnë në Kosovë më 4 janar.
“Mostrat që rezultojnë pozitive me SARS-CoV-2 në IKSHPK i mbledhim gjatë javës dhe i testojmë për prani të variantit Omicron. Pra, nuk testohen çdo ditë; Rezultatet e mostrave që janë dërguar më 20.12.2021, për sekuencionim në Gjermani, priten të arrijnë më 04 janar 2022”, ka thënë IKSHPK-ja.
Ndërkaq, Ministria e Shëndetësisë vazhdimisht ka kërkuar respektim strikt të masave që vazhdojnë të mbesin në fuqi.
Gjatë vitit 2021 nga masat anti-COVID, më së shumti u kufizuan gastronomet, teksa masat anti-Covid vazhdojnë të mbesin ende në fuqi, e me disa kufizime ato nuk po respektohen gjatë natës, por vetëm gjatë ditës.
Mbrëmjen e së mërkurës, Inspektorati i AUV-it vetëm në Prishtinë ka gjobitur 13 biznese, derisa dy janë mbyllur në qytetin e Pejës. Ky institucion vetëm gjatë këtij viti ka shqiptuar rreth 6 mijë gjoba ndaj bizneseve që i shkelën masat.
Megjithëkëtë, nuk janë vetëm bizneset që po i shpërfillin masat.
Ani se masat aktuale ndalohet grumbullimi i më shumë se 70 personave në hapësira të hapura, kjo masë nuk po respektohet në organizimet e Komunës së Prishtinës për fundvit.
Në njërin prej tyre, “Prite në shesh”, çdo mbrëmje mblidhen me dhjetëra persona, pa respektuar distancën e pa mbajtje të maskave.