Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shtohen masat e sigurisë në zyrën e kryetarit të Pejës

Pejë, 22 mars – Nga kjo javë qytetarët e Pejës nuk do të kenë qasje të lehtë në zyrën e kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, nëse nuk kanë kartelë magnetike apo nëse nuk e dinë kodin e hapjes së dyerve për të arritur deri te ai.

Në dy dyert e zyrës së kryetarit dhe në derën hyrëse në objektin e administratës komunale nga hyn kryetari, janë vendosur drynat elektronikë. Me këta dryna zyra e kryetarit ngjan si në një kasafortë sigurie, ndonëse para secilës derë gjenden punëtorë të sigurimit fizik të objektit. Shefi i kabinetit të kryetarit, Durim Sheremti, jep arsyen pse janë mbyllur dyert me dry elektronik.

“Kështu është dashtë të jetë gjithmonë. I kemi vendosur ato më qëllim që të menaxhojmë më mirë kohën tonë dhe me qenë më efikas në punë”, e arsyeton Sheremeti bërjen me dry elektronik të dyerve të zyrës së kryetarit Gazmend Muhaxheri. Ndaj mbylljes së dyerve me dryna elektronikë ka reaguar opozita në Pejë, e cila konsideron se vendosja e drynave të koduar në zyrat e Komunës është një hap më larg transparencës (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo