Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shteti u shpëton penalltive nga Bechtel Enka për autostradën “Arbën Xhaferi”

Ministri i ri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka marrë garanci nga konsorciumi ndërtues i autostradës “Arbër Xhaferi” se pavarësisht vonesave me kryerjen e obligimeve financiare nga institucionet vendëse, punimet në këtë autostradë nuk do të ndalen.

Lekaj ka thënë se e gjithë autostrada do të jetë e gatshme për qarkullim në fundin e vitit që vjen, raporton KTV.

Mirëpo, ka paralajmëruar të gjitha kompanitë e angazhuara në projekte të ndryshme infrastrukturore se do të merren masa nëse të njëjtat kanë vonuar përfundimin e projekteve.

Në lidhje me kërkesën e bërë nga banorët e komunës së Vitisë që të krijohet një lidhje në fshatin Gërlicë, ministri Lekaj ka thënë se kjo kërkesë dhe të gjitha ato që kanë arsyeshmëri për të pasur qasje në autostradë do të zgjidhen sa më shpejt.

Në buxhetin e këtij viti, konsorciumi Bechtel & Enka është dashur t’i marrë 200 milionë euro.

Edhe Lekaj dhe Bechtel Enka: Autostrada “Arbën Xhaferi” përfundon në fund të 2018-s Arbëri Lekaj dhe Bechtel Enka: Autostrada “Arbën Xhaferi” përfundon në fund të 2018-s

Mbi 130 mijë nga buxheti dhe rreth 70 mijë nga mjetet e AKP-së kanë qenë të planifikuara të kalojnë në kuletën e konsorciumit në fjalë.

Por, në mungesë të rishikimit të buxhetit, edhe kësaj kompanie iu vonuan fondet, duke rrezikuar në marrjen e penalltive nga shteti.