Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka nënshkruar kontratë me kompaninë Bechtel Enka për përfundimin e autostradës “Arbën Xhaferi” deri në fund të vitit 2018.
Sipas kumtesës nga kjo ministri, Lekaj ka thënë se i ka kërkuar kompanisë që punët të kryhen në afatin e paraparë.
“Ne u zotuam që do t’i qëndrojmë kontratës në kuptimin e përmbushjes së obligimeve që na takojnë si Qeveri e Kosovës dhe në të njëjtën kohë kërkuam dhe morëm premtimin nga Riyadh Alkhazraji, Drejtor i Projektit, që punimet do të përfundojnë në afatin e paraparë. Kjo autostradë, si njëra nga më kryesoret që e lidhë Kosovën me korridoret pan-evropiane, do të përfundojë në dhjetor të vitit të ardhshëm. Mënyra më e mirë për t’i shërbyer qytetarit është duke i mundësuar kushte moderne dhe të sigurta, siç është kjo autostradë, e cila do të përurohet në vigjilje të festës së vitit të ri 2019”, ka thënë Lekaj.
-
Lekaj: Do ta gjobisim “Bechtel & Enkan” për vonesën në autostradën “Arbën Xhaferi”
-
Shteti u shpëton penalltive nga Bechtel Enka për autostradën “Arbën Xhaferi”
-
Lekaj thotë se punimet në autostradën “Arbër Xhaferi” përfundojnë në fund të 2018-s
-
‘Bechtel - Enka’ i kërkon edhe 50 milionë euro për dy kyçje dhe një mbikalim në “Arbën Xhaferi”
-
Lekaj thotë se Qeveria do ta gjobisë me 12 milionë euro “Bechtel&Enkan”