Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nis seanca për 53-milionëshin

Ka nisur seanca ndaj ish-ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekajt, për rastin e 53 milionë eurove shtesë në emër të vonesave për konserciumin “Bechtel-Enka”, që ka ndërtuar autostradën “Arbën Xhaferi”.

Seanca e parë ndaj Lekajt qe mbajtur në fund të prillit, por ishte shtyrë me kërkesë të Lekajt që u shpreh se i duhet kohë për ta lexuar aktakuzën.

Bashkë me Lekajn akuzohet edhe ish-këshilltari i tij, Eset Berisha.

Në fillim të shkurtit, Prokuroria Speciale pati ngritur aktakuzë ndaj Lekajt dhe ish-këshilltarit të tij, Eset Berisha. Në rastin e njohur si “53 milionët”, Lekaj akuzohet se ka fshehur raportin e kompanisë “Hill, e që kishte arsyetuar se borxhi prej 53 milionë eurosh ishte joreal dhe se Qeveria do të duhej të paguante 39 milionë euro më pak sesa i kërkoheshin.

KOHA më shumë se dy vjet me parë pati siguruar një raport të kompanisë “Hill” , e cila ishte e kontraktuar nga Qeveria e Kosovës për mbikëqyrjen e ndërtimit të autostradës “Arbën Xhaferi”.

Qeveria e Kosovës kishte themeluar komitet ndërministror për ndërtimin e autostradës “Arbën Xhaferi”. Anëtarët e këtij komiteti nuk ishin në dijeni të këtij raporti e asokohe Ministria e Infrastrukturës pati reaguar kundër raportimit duke e mohuar ekzistencën e raportit. KOHA e posedon ende një kopje të raportit ku shkruhet edhe data e dorëzimit në këtë ministri.

Edhe Lekaj del para gjykatës, nis rasti “53 milionët” Arbëri Lekaj del para gjykatës, nis rasti “53 milionët”

Ky raport nuk kishte shkuar zyrtarisht në Qeveri, por ishte ndalur në Ministrinë e Infrastrukturës e në mungesë të tij ishte aprovuar pagesa prej 53 milionë eurosh.