Arbëri

Shtatë vjet prej kur FSK-së iu ndryshua mandati në ushtri

FSK

Foto: Driton Paçarada

Parlamenti i Kosovës me 106 vota pro dhe një abstenim, më 14 dhjetor 2018, miratoi tri ligjet që e ndryshojnë mandatin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri të Kosovës, por pa iu ndërruar emri.

Ligjet që u miratuan ishin Projektligji për Ministrinë e Mbrojtjes, Projektligji për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Projektligji për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Amendamentet e ligjeve u votuan një nga një.

Deputetët serbë në Parlamentin e Kosovës nuk morën pjesë në seancë. Ata e kanë kundërshtuar formimin e Ushtrisë së Kosovës.

Udhëheqësit e institucioneve të Kosovës, votimin dhe miratimin e ligjeve për ushtrinë e cilësuan si "një ditë historike dhe një nga vendimet më të rëndësishme që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008”.

Haradinaj: Shtatë vjet ushtri, vendimi që vulosi sovranitetin e Kosovës

4 o. më parë / 14 dhj 2025 11:00
Haradinaj akuzon Konjufcën për mungesë programi

Në përvjetorin e 7-të të formimit të Ushtrisë së Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se ky ka qenë një nga vendimet më të rëndësishme shtetformuese të pasluftës, duke theksuar se krijimi i Ushtrisë ishte një akt historik i marrë nga Qeveria Haradinaj me bekimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Erdhëm në paqe, në rresht me ushtritë e paqes. Shtatë vite guxim, shtatë vite krenari, shtatë vite Ushtria e Kosovës krah nesh”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka nënvizuar se Ushtria e Kosovës lindi nga sakrifica e madhe e luftës çlirimtare, nga gjaku i derdhur i dëshmorëve dhe nga amaneti i atyre që nuk u kthyen kurrë, por që i lanë Kosovës lirinë dhe përgjegjësinë për ta mbrojtur atë.

“Sot kemi ushtri. Sot kemi shtet më të sigurt. Sot kemi Kosovë më të fortë”, ka përfunduar Haradinaj, duke e cilësuar formimin e Ushtrisë si një hap që vulosi sovranitetin dhe sigurinë e Republikës së Kosovës.