Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë të ditur të enjten se në 24 orët e fundit kanë vdekur shtatë pacientë si pasojë e COVID-19, ndërkohë janë regjistruar 591 raste pozitive, më shumë se dje.
Rastet pozitive kanë dalë nga kryerja e 3.674 mostrave.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren dy raste (78 e 69 vjeç), Ferizaj 1 rast (68 vjeç), Gjakovë 1 rast (83 vjeç), Mitrovicë 1 rast (74 vjeç), Prishtinë 1 rast (70 vjeç) dhe Viti 1 rast (72 vjeç).
Me këtë numri i të vdekurve si pasojë e COVID-19 është rritur në 1.627, kurse i të prekurve në 71.334.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 386 qytetarë nga COVID-19.