Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë të ditur të enjten se në 24 orët e fundit kanë vdekur 10 qytetarë si pasojë e COVID-19, ndërkohë janë shënuar edhe 836 raste të reja pozitive.
Rastet pozitive kanë rezultuar nga kryerja e 4.133 mostrave të dyshimta.
Me këtë, numri i përgjithshëm i të vdekurve është rritur në 1.813, kurse i të prekurve me COVID-19 në 85.334.
Rastet e vdekjeve janë nga komunat Pejë, tri raste (71, 72, 73 vjeç), Deçan 1 rast (45 vjeç), Ferizaj 1 rast (70 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (85 vjeç), Kaçanik 1 rast (90 vjeç), Prishtinë 1 rast (84 vjeç), Prizren 1 rast (67 vjeç) dhe Viti 1 rast (79 vjeç).
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 700 pacientë, ndërkohë raste aktive janë 12.943.
-
Nëntë të vdekur dhe 269 raste me COVID-19 në Kosovë
-
11 të vdekur e 364 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
-
14 të vdekur dhe 701 raste me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë
-
COVID-19: 9 të vdekur e 680 raste të reja në Kosovë
-
Tetë të vdekur dhe 793 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë në 24 orët e fundit