Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), ka bërë të ditur se është duke e trajtuar me prioritet rastin e vdekjes së një foshnje në Spitalin e Prizrenit, lidhur me atë nëse ka pasur shkelje të procedurave standarde gjatë punës së stafit mjekësor.
Në njoftimin e SHSKUK-së të postuar në Facebook gjithashtu theksohet se janë duke pritur raportin e ekspertëve mjekoligjorë, për të konstatuar e konkluduar mbi shkaqet dhe rastin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas SHSKUK-së “aktualisht nuk mund të konkludohet nëse mjekët që e kanë trajtuar rastin, ndonëse janë arrestuar, kanë kryer veprim që ka shkaktuar rrezik jete”.
“Raportet profesionale, për çdo rast me fatalitet që ndodh në kushtet spitalore, janë element kyç për të verifikuar nëse mjeku ka shkelur procedurat apo nuk ka vepruar sa e si duhet. Pa këto raporte çdo konkluzion mbetet jo vetëm i pabazuar, por arbitrar”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre mjekë të Spitalit të Prizrenit, pasi që një burrë ka raportuar se foshnja e tij ka vdekur disa minuta pas lindjes dhe se ai dyshon që kjo ka ndodhur si pasojë e mostrajtimit të duhur nga stafi mjekësor.
Sipas raportit të Policisë rasti ka ndodhur të martën në orën 3:50.