Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

SHSKUK: 37 pacientë në trajtim nga COVID-19

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka bërë të ditur se 37 pacientë janë duke u trajtuar në klinikat COVID-19 dhe spitalet e përgjithshme.

13 pacientë janë të konfirmuar me COVID-19 pozitivë, kurse 24 janë pacientë që po marrin trajtim mjekësor post-COVID. 14 pacientë janë me oksigjeno-terapi dhe 1 në mjekim intensiv.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme: Klinika Infektive, 5 pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 19 pacientë, post-COVID, Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient, Spitali i Prizrenit, 1 pacientë, Spitali i Gjakovës, 4 pacientë, Spitali i Pejës, 5 pacientë dhe Spitali i Ferizajt, 2 pacientë.

Artikuj të ngjashëm