I akuzuari Muhamet Alidemaj është deklaruar i pafajshëm për akuzën për krime lufte kundër popullsisë civile në fshatin Izbicë.
“Po i kam kuptuar. Nuk kam çka me sqaru. I pafajshëm jam për të gjitha pikat e aktakuzës. 100% jo por 1000%”, ka thënë ai.
Mbrojtësi i të pandehurit, Muhamet Alidemajt, Vaslije Arsic, e mbështeti deklarimin e tij.
Alidemaj akuzohet se gjatë vitit 1999 bashkë me pjesëtarë të tjerë të forcave policore dhe ushtarake serbe, me dhunë i ndanë gratë dhe fëmijët dhe dhunshëm i detyrojnë që të shkojnë në drejtim të Shqipërisë, ndërsa burrat e mbetur i ekzekutojnë me armë automatike duke i vrarë 130 persona.
-
Të akuzuarit për masakrën e Izbicës, Muahmet Alidemaj, i ulet dënimi
-
Prokuroria kërkon dënim maksimal ndaj Alidemajt për krime lufte në Izbicë
-
Prokuroria kërkon dënimin e Alidemjat për krime lufte, mbrojtja lirimin e tij
-
Anulohet seanca ndaj të akuzuarit për krime lufte, Muhamet Alidemaj, propozohen dëshmitarë të rinj
-
Muhamet Alidemaj shpallet fajtor për krime lufte, dënohet me 15 vjet burgim