Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq, sot në kumtesën zyrtare për media, shqiptarët e Kosovës i ka quajtur me termin fyes shiptari („šiptari“), njofton gazeta e Beogradit “danas” .
Ai, duke folur rreth paralajmërimeve se do të sanksionohen të gjithë ata që mohojnë krimet luftës në Kosovë, ka thënë se “kjo është cinike e kriminelëve dhe terroristëve shqiptarë (“šiptarskih”, siç ka thënë ai) të cilët gjenden në institucionet e përkohshme të Prishtinës”, transmeton Koha.net.
E gazeta “danas” ka përkujtuar se në këto institucione është edhe Lista Serbe të cilën e përkrahë Qeveria e Serbisë.

Artikuj të ngjashëm
-
Media serbe: E sikur zyrtarët e Kosovës t’i quanin serbët “shkije”
-
Pas “shiptari”, Gjuriq shqiptarët i quan edhe të pa civilizuar
-
“E tërë Serbia është me serbët e Kosovës”
-
Gjuriq kërcënon me burgim serbët që shërbejnë në Ushtrinë e Kosovës
-
Gjuriq pretendon se serbët në Kosovë përballen me margjinalizim