Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shqipëria ul me 20% akcizën e naftës dhe benzinës

Nafta

Foto: Driton Paçarada

Qeveria e Shqipërisë të premten ka marrë vendim ta ulë me 20 për qind akcizën e naftës dhe benzinës në raste të caktuara, ka njoftuar ministri i Financave, Petrit Malaj.

Ulja e akcizës prej 20 për qind do të zbatohet në raste kur çmimi shkon përtej 220 lekë për litër për naftë dhe 200 lekë për litër për benzinë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ulja e akcizës do të jetë në fuqi deri në stabilizimin e situatës, raporton TopChannel.

Vendimi vjen pak orë para mbledhjes së Bordit të Transparencës, ku pritet të ketë rritje të çmimit të naftës. Aktualisht, në Shqipëri çmimi është rreth 210 lekë për litër për dhe 190 lekë për litër për benzinë. 

Bordi i Transparencës në Shqipëri është një strukturë e krijuar me qëllim mbikëqyrjen, kontrollin dhe sigurimin e transparencës në lëvizjet e çmimeve të naftës dhe benzinës. Bordi përcakton çmimet bazuar në tregun global.