Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shqipëria i hyn prodhimit të energjisë nga era

Qeveria i ka hapur dritën jeshile ndërtimit të një centrali të prodhimit të energjisë nga era nga një kompani shqiptare në fshatrat e Tepelenës.

Bëhet fjalë për një investim prej rreth 13 milionë euro, krejtësisht privat dhe kompania ka rreth 5 vite që ka nisur studimin e fizibilitetit, atë teknik dhe ka marrë autorizimet për lidhjen me rrjetin e OST-së, transmeton TCh. Po ashtu ajo ka marrë të drejtat e pronësisë mbi vendet ku do të ngrihen kullat e centraleve të erës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kullat do të jenë 6, me lartësi nga 80 deri në 92 metra, diametër 100 metra dhe me një fuqi të instaluar prej 12 megavatë. I gjithë investimi duhet të përfundojë brenda 7 muajsh nga dita e marrjes së lejes së ndërtimit.

Ndërkohë, Ministria e Energjisë dhe kompania investuese duhet që brenda një muaji të lidhin marrëveshjen mbi zbatimin e kontratës.

Autorizimi për parkun eolik është 25 vjet dhe kompania është e detyruar që 2 për qind të energjisë së prodhuar t’ia japë shtetit. Nëse realizohet, ky do të jetë rasti i parë i prodhimit të energjive të rinovueshme nga era në Shqipëri.

Kapaciteti i turbinës gejneruese 2 MW:

Lartësia 80/92 metra

Diametri i rotorit 100 m

Tipi turbinës “Vestas”

Shpjetësia mesatare e erës 6m/s