Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE) po administron ofertat e disa kompanive, mes tyre nga SHBA dhe Europa që kanë hyrë në garë për të ndërtuar impiantin më të madh të energjisë diellore në Ballkan, me vlerë investimi 70 milionë euro, që do të ngrihet në Akërni të Vlorës.
Sipas projektit, parku diellor parashikohet të ketë një fuqi minimale të instaluar 50 megavat dhe kompanitë private, do të ketë të drejtën e shfrytëzimit të tij për 30 vjet. Për 15 vite energjia garantohet se do të blihet nga OSHEE me çmime disa herë më të larta se ato për energjinë e hidrocentraleve, apo të importit. Për pjesën e mbetur privati do e shesë energjinë në treg të lirë.
Parku i Akërnisë është impianti i parë diellor me kapacitet të madh prodhues. Pjesa më e madhe e lejeve që janë dhënë deri tani kanë qenë për impiante kryesisht të vogla deri në 2 megavat.
-
Më 2019 vihen në punë impiantet e para me energji diellore në Shqipëri
-
Interesim i shtuar në Shqipëri për ndërtimin e parqeve fotovoltaike
-
Kurti: Gazin amerikan ta përdorim përmes termocentralit në Vlorë
-
Parku solar në Rahovec, tash e dy vjet veç në letër
-
Për tre vjet, pothuajse asnjë megavat nuk iu shtua sistemit nga energjia e ripërtëritshme