Debati publik i planifikuar të mbahet të martën lidhur me ndërtimin e një hidrocentrali në Grykën e Lloqanit në Deçan, ka dështuar pasi Ministria e Mjedisit dhe kompania “Lloqani Energy”, e cila ka bërë kërkesë për ndërtimin e hidrocentralit, nuk kanë marrë pjesë, shkruan sot Koha Ditore .
Banorët e vendit ku është synuar ndërtimi i hidrocentralit dhe shoqëria civile ishin prezentë, përderisa kanë kundërshtuar jetësimin e një projekti të tillë. Ndërkaq, në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor thonë se arsyeja e anulimit të debatit me banorët është se kompanisë i është refuzuar kërkesa për ndërtim.
Por, një gjë e tillë ka ndodhur pasi u publikua thirrja për debat, e cila nxiti reagime të ashpra nga qytetarët e Deçanit dhe organizata te ndryshme të shoqërisë civile.
(Gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)