Gjykata Themelore ka marrë vendim në favor të qytetarëve të Deçanit, duke kërkuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Zyra e Rregullatorit të energjisë anulimin e lejeve ujore dhe mjedisore për kompaninë KELKOS për tri hidrocentralet në Deçan.
Padia ishte ushtruar nga tre banorët e Decanit, Faton Selmanaj, Muharrem Lulaj dhe Xhavit Kuçi ndaj Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit dhe ndaj Zyrës së Rregullatorit të energjisë, ndërsa palë interesi ishte kompania KELKO-s. Padisë më pas i ishin bashkuar edhe OJQ Pishtarët nga Shpresa Loshaj dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike – GLPS.
Në vendim thuhet se aprovohet në tërësi si e bazuar padia dhe kërkohet që të anulohet leja ujore për Hidrocentralin Belaja, ajo për hidrocentralin Deçani dhe Leja ujore për hidrocentralin Lumbardhi. Po ashtu kërkohet edhe anulimi i lejes mjedisore për hidrocentralin Belaja dhe Deçani.
Nëpërmjet vendimit kërkohet anulimi i vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për operim dhe licenca për prodhimin të energjisë për HC Deçani dhe Lumbardhi.
-
Ministria e Mjedisit paditet për vazhdimin e lejeve mjedisore për hidrocentralet në Deçan
-
Beteja për ligjshmërinë e hidrocentraleve në Deçan, thahet Lumbardhi e degradohet ambienti
-
Lumbardhit pritet t’i kthehet rrjedha
-
Pas 3 vjetësh nga padia pritet të fillojë procesi gjyqësor për hidrocentralet në Deçan
-
Supremja vendos prapë masë të përkohshme për lejet e hidrocentraleve në Deçan