Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shpërthim para shtëpisë së një serbi në Mitrovicën veriore

Mbrëmë pak para mesnatës, rreth orës 23.20, persona të panjohur kanë hedhur një mjet shpërthyes në oborrin e shtëpisë ku jeton një familjes serbe.

Shpërthimi, sipas b92, ka ndodhur në Lagjen e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës, transmeton Koha.net.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia e Kosovës, pjesëtarë të policisë së EULEX-it dhe të KFOR-it.

Shpërthim i thuhet të ketë qenë i fuqishëm dhe të jetë dëgjuar në pjesën më të madhe të Mitrovicës veriore.

Tash për tash nuk ka detaje të tjera rreth shpërthimit.