Kronikë

Një mjet shpërthyes dëmton një shtëpi në Mitrovicë të Veriut

Një mjet shpërthyes dyshohet të jetë hedhur pranë një shtëpie në rrugën “Car Dushan” në Mitrovicë të Veriut të dielën.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, për shkak të shpërthimit janë dëmtuar disa dritare të shtëpisë.

Bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse policore.

Nuk raportohet për ndonjë person të lënduar.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore.

"Ankuesi kosovar, ka raportuar se pranë shtëpisë së tij është hedhur një mjet shpërthyes, dhe si pasojë i janë dëmtuar disa dritare të shtëpisë. Në vendin e ngjarjes kanë dal të gjitha njësitet përkatëse policore. Nuk raportohet për ndonjë person të lënduar. Rasti duke u hetuar nga njësitet kompetente policore", thuhet në njoftim.