Banorët e fshatit Firajë të Komunës së Shtërpcës që nga orët e mëngjesit po përballen me vërshime si pasojë e shpërthimit të gypit kryesor në një hidrocentral.
Ujërat kanë shkaktuar dëme mjaftë të mëdha edhe në infrastrukturën rrugore. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe zyrtare të institucioneve publike.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAgron Rushiti banor në rrethinën e Firajës, ka thënë se rrjedha e ujit në masë të madhe mund ta dëmtoi e gjithë pjesën e rrugës pikërisht te vendim i quajtur “kthesa e madhe” në Firajë. Sipas tij, përfaqësuesit e hidrocentralit duhet ta riparojnë këtë defekt dhe mos të përsëritët asnjëherë.
“Nëse vazhdojnë këso gërryerjesh, një ditë kodra e fshatit “Viçë e Vogel” afër Firajës nuk do të ekzistojë. I njëjti fat po i përgaditet edhe disa fshatrave si dhe vetë Lugines së Lepencit e deri te Brezovica në të cilat lokalitete po ndërtohen shumë hidrocentrale”, ka thënë Rushiti, raporton Koha.
Sipas tij, bizneset e hidrocentraleve ua morën banorëve ujin natyror por edhe bukën e gojës derisa parcelat bujqësore nuk mund të ujiten pasi që rrjedha e lumit Lepenc po futet nëpër gypa.
“Ujin na e morën bashkë me bukën e gojës. Tash radhën e kanë edhe trojet bashkë me varret e të parëve me i shlyer nga faqja e dheut. Pse o njerëz të pangopur, pse s’na leni ta gëzojmë ujin tonë, tokën tonë, ardhmërinë tonë”, ka thënë Rushiti.
