Një gyp i hidrocentralit në Biti të Poshtme të Shtërpcës ka shpërthyer mëngjesin e së premtes.
Sipas banorit Agron Rushiti, i cili ia ka dërguar fotografitë dhe videot Kohës, lartësia e ujit që ka dal nga gypi që ka shpërthyer ka arritur një lartësi rreth 50-70 metra.
“Rreth orës 7 në mëngjes ka shpërthyer gypi i hidrocentralit në Biti. Nuk ka pasur pasoja pasi është larg nga shtëpitë siç shihet edhe në video, lartësia e ujit kur ka shpërthyer ka qenë rreth 50-70 metra”, ka thënë Rushiti. Sipas tij më vonë situata është qetësuar.
Banorët e Shtërpcës dhe të fshatit Biti e Poshtme disa herë kanë protestuar kundër ndërtimit të hidrocentraleve në Lepenc. Ata kanë kërkuar heqjen e vendimeve për lejet ndërtimore për hidrocentrale në këtë pjesë.
-
Rritet niveli i ujit në disa lumenj pas reshjeve të fundit
-
Një zonë e Fushë-Kosovës pa ujë, shpërtheu gypi
-
Shpërthen një gyp i ujit afër konvikteve, KRU Prishtina dërgon ekipet për intervenim
-
Ndërpritet furnizimi me ujë në Mitrovicë e Zveçan, dëmtohet gypi
-
Trepça del me sqarim për shpërthimin në Stan Tërg