Një zonë e Fushë-Kosovës ka mbetur pa ujë si pasojë e shpërthimit të një gypi, ka njoftuar Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”.
KRU “Prishtina” ka njoftuar më tej se ekipet janë duke punuar në terren.
“Ju njoftojmë se në orët e para të mëngjesit kemi pas një shpërthim të gypit të ujit fi 200mm Ac në rrugën ‘Nëna Tereza’ në drejtim të stacionit hekurudhor, ku si pasojë e këtij shpërthimi një pjesë e asaj zone ka mbetur pa ujë”, thuhet në njoftim.
Kompania ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve, derisa ekipet po bëjnë përpjekje për ta sanuar rrjedhjen.
Artikuj të ngjashëm
-
Rikthehet uji në Fushë-Kosovë
-
Punimet e Komunës dëmtojnë gypin e ujësjellësit, mbeten pa ujë objektet në sheshin “Xhorxh Bush”
-
Dëmtimi i gypit në Shkabaj lë pa ujë edhe sot disa zona
-
Rrëshqitja e dheut në Shkabaj dëmton gypin e ujit, këto zona do të kenë reduktime
-
Mbetet pa ujë lagjja “Dardania” në Prishtinë