Një gyp i ujit ka shpërthyer në shtegun e ecjes për këmbësorët në lagjen “Bregu i Diellit”, afër konvikteve. Në videon e siguruar, vërehet në trotuar rrjedhje e ujit.
KRU Prishtina në një përgjigje për KOHËN ka thënë se i ka dërguar ekipet në terren në lidhje me këtë rast.
“Në orën 14:00, ekipet teknike kanë intervenuar në lagjen 'Bregu i Diellit' afër konvikteve në një rast të ngjashëm. Në lidhje me raportimin tuaj, i kemi dërguar sërish ekipet në terren. Uji është ndaluar që të sanohet defekti. Bëhet fjalë për shpërthim të gypit të ujit”, ka thënë zëdhënësja e KRU Prishtina, Arjeta Mjeku.
Lajmi do të përditësohet sapo të ketë informacione të reja nga KRU Prishtina.
Artikuj të ngjashëm
-
"Bregu i Diellit" dhe "Mati 1" nesër pa ujë
-
Dëmtohet gypi kryesor, ndërpritet uji në këto zona në Prishtinë
-
Një zonë e Fushë-Kosovës pa ujë, shpërtheu gypi
-
“Rikthehet furnizimi me ujë në Fushë-Kosovë e në një lagje të Prishtinës”
-
Disa lagje të Prishtinës pa ujë shkaku i punimeve teknike të paplanifikuara