Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shpërthen dhuna në Meksikë pas vrasjes së bosit të drogës “El Mencho”

Meksike

Një valë dhune ka shpërthyer në Meksikë pasi baroni më i kërkuar i drogës në vend u vra gjatë një operacioni për arrestimin e tij, ku u përfshi edhe inteligjenca amerikane.

Nemesio Oseguera Cervantes, i njohur si “El Mencho”, ishte lider i kartelit famëkeq të drogës Jalisco New Generation Cartel (CJNG) dhe vdiq pasi u plagos rëndë në përleshjet mes mbështetësve të tij dhe ushtrisë, të dielën.

Katër anëtarë të CJNG-së u vranë gjatë operacionit në qytetin Tapalpa, në shtetin qendror-perëndimor Jalisco, ndërsa tre pjesëtarë të ushtrisë mbetën të plagosur, bëri të ditur Ministria meksikane e Mbrojtjes.

Si hakmarrje për vdekjen e bosit të drogës, dhuna është përhapur në disa shtete, me CJNG-në që ka bllokuar rrugë duke djegur automjete.

Gjatë gjithë së dielës pati raportime për persona të armatosur në rrugët e Jaliscos dhe zona të tjera.

Dëshmitarë okularë filmuan shtëllunga tymi që ngriheshin mbi disa qytete, përfshirë Guadalajaran, një nga qytetet nikoqire të Kupës së ardhshme të Botës nga FIFA.

Edhe Në një operacion ushtarak vritet njeriu më i kërkuar në Meksikë, “El Mencho” Botë Në një operacion ushtarak vritet njeriu më i kërkuar në Meksikë, “El Mencho”

Guvernatori i Jaliscos, Pablo Lemus Navarro, shpalli gjendje alarmi të kuq në shtet, duke pezulluar transportin publik dhe anuluar ngjarjet masive si dhe mësimin me prani fizike.

Turistë që folën për agjencinë Reuters e përshkruan qytetin turistik të Puerto Vallartas, në Jalisco, si një “zonë lufte”.

VIDEO: