Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shkon në 174 numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri, mes tyre edhe 4 fëmijë

Foto: Retuers

Në 24 orët e fundit në vendi tonë janë regjistruar 28 raste të reja me koronavirus, duke e çuar në 174 numrin e të infektuarve.

Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë ka pasur edhe 4 raste të fëmijëve të prekur.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Njoftimi i Ministrisë

Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 28 raste të reja me COVID-19 dhe janë kryer 103 testime. Deri në këto momente janë testuar 1144 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 174 qytetarë.

Gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme ndërroi jetë një paciente 71-vjeçare nga Tirana, e konfirmuar me COVID-19.