Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Një rast me COVID-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri

Në 24 orët e fundit janë kryer 2144 testime në Shqipëri, nga të cilat ka rezultuar pozitiv me COVID-19 një qytetar nga Tirana, ka bërë të ditur sot Ministria e Shëndetësisë.

Asnjë person nuk është raportuar i vdekur teksa aktualisht janë 52 pacientë aktivë. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 4 pacientë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 4 qytetarë, duke e çuar numrin e tyre të përgjithshëm në 130.027.

Që nga shpërthimi i pandemisë me koronavirus në Shqipëri janë regjistruar gjithsej 132.535 raste pozitive, prej tyre 130.027 janë shëruar, 52 janë aktive, ndërsa betejën e kanë humbur 2.456 persona.