Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shkon në 11 numri i zëvendësministrave në Qeverinë Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në javën e dytë të marrjes së detyrës ka emëruar edhe tetë zëvendësministra të tjerë, duke e çuar totalin e zëvendësministrave në Qeverinë e tij në 11 deri tani.

Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi nga Zyra e kryeministrit.

Zëvendësministrat e emëruar janë:

Getoar Mjeku, zëvendësministër i Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë,

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Nita Shala, zëvendësministre e Drejtësisë,

Gazmend Salijeviq, zëvendësministër për Komunitete dhe Kthim,

Adnan Rexhepllar, zëvendësministër i Mbrojtjes,

Sejnur Veshall, zëvendësministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit,

Almir Veliji, zëvendësministër i Zhvillimit Rajonal,

Avod Djesheviq, zëvendësministër i Administrimit të Pushtetit Lokal,

Qazim Rrahmani, zëvendësministër i Financave, Punës dhe Transfereve.

Nga emërimet e zëvendësministrave, emri i Qazim Rrahmanit është më i përfoluri. Ai ka qenë i dënuar për keqpërdorime me para të shtetit. Rrahmani në tetorin e vitit 2018 është dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë pasi ishte vërtetuar se gjatë kohës në të cilën ka ushtruar pozitën e zëvendësministrit në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, duke e shfrytëzuar këtë pozitë ka tejkaluar kompetencat e tij ligjore në mënyrë që t’i sjellë vetës përfitim pasuror.