Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës të enjten e ka shkarkuar sekretarin e përgjithshëm Besfort Krasniqi.
Shkarkimin e Krasniqit e ka konfirmuar për KOHËN udhëheqësi i Këshillit Drejtues, Altin Sahiti.
Ai ka thënë se ndër arsyet e shkarkimit janë “performanca e dobët dhe keqpërdorimi i pozitës zyrtare”.
Tetë nga nëntë anëtarët e Këshillit Drejtues votuan për shkarkimin e tij. Një nga anëtarët nuk ishte i pranishëm në mbledhjen e sotme.
Krasniqi fillimisht në vitin 2021 u emërua ushtrues detyre i sekretarit të përgjithshëm në UP, ndërsa në mars të vitit 2023 mori pozitën me fuqi të plotë përmes konkursit.
KOHA ka provuar të kontaktojë me sekretarin e shkarkuar, por nuk është përgjigjur.
-
Shkaku i tenderëve shkarkohet sekretari i UP-së
-
Emërohet u.d. i sekretarit të UP-së, një ditë pas shkarkimit të Krasniqit
-
Krasniqi deklarohet i pafajshëm për akuzat për ngacmim seksual në UP
-
Rishpallet konkursi për zgjedhjen e rektorit të UP-së
-
Pezullohet profesori i denoncuar për ngacmim seksual të studenteve