Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shkaku i mërgimtarëve punimet në Bulevardin e Pejës rinisin në fund të gushtit

Megjithëse ishte paralajmëruar se punimet për ndërtimin e “Bulevardit të gjelbër”, të ndërprera para më tepër së një viti, do të rinisin javën e kaluar, ato ende nuk kanë filluar as këtë javë që po kalon.

Nënkryetari i Komunës së Pejës, Shkumbin Gashi, ka njoftuar të premten se këto punime nuk do të nisin as javën tjetër. Sipas tij, këto punime pritet të rifillojnë në pjesën e dytë të muajit, shkruan sot Koha Ditore.

“Kemi paralajmëruar se punimet do të nisin javën e kaluar, por i kemi shtyrë qëllimisht shkaku i tollovisë së madhe nga makinat rrugëve të qytetit, sidomos në atë pjesë në hyrje të qytetit ku duhet nisur punimet”, thotë Gashi.

Kjo tollovi rrugëve është shkaktuar edhe nga numri i madh i automjeteve të mërgimtarëve që sivjet kanë ardhur më shumë me automjete në pushime. Dhe që hyrja në qytet të mos bllokohet edhe më tepër, siç tregon Gashi, është vendosur që të shtyhet fillimi i punimeve.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)