Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rregullimi i rrjetit elektrik zvarrit punimet në Bulevard

Ka mbi dy muaj që janë ndërprerë punimet në realizimin e projektit të Komunës së Pejës “Bulevardi i gjelbër”, që shtrihet nga udhëkryqi në hyrje të Pejës e deri te rrethrrotullimi rrugor nën stacion të autobusëve, shkruan sot Koha Ditore.

Sipas drejtorit të Financave, Jeton Abazaj, vazhdimi i punimeve ka mbetur peng i pritjes të KEDS-it që t’i heqë shtyllat e rrymës nga rruga.

“KEDS-i ka pas obligim t’i heqë shtyllat e rrymës që janë përgjatë rrugës dhe të futen kabllot nëntokës së rrjetit elektrik. Por deri tash ata ende nuk i kanë heq e nuk di pse”, thotë Abazaj. (Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore).