Përpjekjet e Rusisë për të influencuar në Shqipëri janë në rritje, ka thënë kryetari i Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH) të Shqipërisë, Helidon Bendo.
I thirrur në Komisionin Parlamentar të Sigurisë Kombëtare në Parlamentin e Shqipërisë, Bendo është shprehur i shqetësuar për këto tentativa, por nuk ka dhënë informacione nëse ato shkojnë deri në nivele të larta të politikës shqiptare, shkruan sot “Koha Ditore”.
“Nga analiza e të dhënave për vitin 2018 vërejmë një rritje të tentativës nga Rusia për ta shtuar influencën në vendin tonë”, është shprehur Bendo.
Raporti vjetor i SHISH-it tashmë ndodhet mbi tavolinën e kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Ilir Meta. Bendo premtoi se një përmbledhje e raportit vjetor të SHISH-it do të ishte e qasshme për publikun. Deri në përmbushjen e këtij premtimi mbetet e paqartë nëse influenca ruse në Shqipëri cenon sigurinë e këtij vendi.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Shqipëria në alarm nga ndikimi rus, dhjetëra “agjentë” kamuflohen në call center
-
Milionat ruse kundër shtetësisë së Kosovës?
-
SHISH zbulon si vepron spiunazhi rus në Shqipëri
-
Inteligjenca lituane: Rusia po i zgjeron njësitë ushtarake në kufijtë e NATO-s
-
Belgjika do t’i hetojë dyshimet për ndërhyrje të Rusisë në zgjedhjet evropiane