Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shi e borë sot në Kosovë

moti

Reshje të dobëta shiu e bore do të sjell e mërkura në vende të ndryshme të Kosovës, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik.

Sipas njoftimit, të mërkurën dhe të enjten në vend do të mbajë mot kryesisht i vranët e vende-vende me riga të dobëta.

Reshjet do të jenë më të fokusuara në viset e larta.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri -1 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë celsius.