19:26 - Para ndërtesës ku mbahet festivali “Mirëdita, Dobar dan”, radikalët serbë kanë sulmuar kordonin e policisë që qëndronte aty.
Pas nuk ia dolën të thyejnë kordonin policor, nisën të fyejnë e të shajnë policinë, por edhe zyrtarët më të lartë shtetërorë serbë, transmeton Koha.net.
Pas incidentit me policinë, erdhi edhe lideri radikal serb Vojisllav Sheshel, i dënuari i Hagës për krime lufte, i cili pjesëtarëve të partisë së vet iu tha se ata si patriotë serbë u ndaluan në qendër të Beogradit në vend se “bashkë me policinë ta pengojnë këtë turp dhe këtë hapje të festivalit”.
Duke theksuar se mysafirët nga Kosova nuk janë njerëz që e njohin Kushtetutën dhe se mysafirët i kanë ftuar ata që kaherë e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, Sheshel ka thënë se “tradhtia në Serbi nuk ka zgjatur kurrë dhe se do të vijë koha kur të gjithë do të përgjigjen për këtë”.
Pas fjalimit, Shesheli dhe protestuesit kanë vazhduar me këngë nacionaliste.
Edhe
Serbia e thirrjeve për vrasjen e shqiptarëve s’do “Mirëdita...” në Beograd
Radikalët nisin protestën kundër “Mirëdita, Dobar dan”
Dhjetëra radikalë serbë janë tubuar para tempullit Shën Sava në Beograd në shenjë proteste kundër manifestimit “Mirëdita, Dobar dan”.
Sipas “B92”, radikalët së pari nisën qirinj e më pas janë nisur drejt qendrës ku do të mbahet manifestimi. Në ndërkohë, qasja e radikalëve të vendi i manifestimit është mbyllur dhe atë po e ruajnë forca të shumta policore, transmeton Koha.net.
Në radhën e radikalëve janë edhe dy deputetë nga Partia Radikale Serbe.
Edhe
Në Beograd, protestë kundër festivalit “Mirëdita, Dobar dan!”
{gallery}
Foto: Arben Llapashtica