Paralajmërimet e Partisë Radikale se me çdo kusht do të ndalojnë mbajtjen e edicionit të sivjetmë të festivalit "Mirëdita, dobar dan!" kanë rezultuar edhe me daljen në protestë të liderit radikal Vojislav Sheshel. Por në "skenarin" për pengimin e mbajtjes së festivalit pos partisë opozitare ka marrë pjesë edhe vetë Qeveria e Serbisë, qysh në pikëkalimin kufitar në Merdar, shkruan sot Koha Ditore.
Përderisa në mbrëmje Shesheli afër Qendrës për Dekontaminim Kulturor ka kërkuar ndaljen e aktiviteteve, një pjesë të synimit ia ka plotësuar Ministria e Punëve të Brendshme paradite. Policët kufitarë janë shndërruar në selektues të fotografive që duhej të ekspozoheshin, duke bërë që një prej atyre që Eliza Hoxha e ka shkrepur gjatë viteve '90 dhe dy të tjera që përmbanin flamurin e Kosovës të ndaleshin në kufi.
Por në Beograd policia ka ndërruar rolin. Është përkujdesur që radikalët të mos e pengojnë fillimin e edicionit të pestë të festivalit.
(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)
-
S’ka “Mirëdita...” në Beograd
-
Serbia e thirrjeve për vrasjen e shqiptarëve s’do “Mirëdita...” në Beograd
-
Anulohet “Mirëdita...” në Beograd, Serbia nuk lejon ngjarjen kulturore
-
Shesheli në ballë të protestuesve ndaj “Mirëdita, Dobar dan”
-
Radikalët serbë përsërisin: Do ta pengojmë festivalin “Mirëdita/Dobardan”