Sindikata e Shërbimit Korrektues ka paralajmëruar që të hënën nga ora 8:00 deri në orën 9:00 të mëngjesit, i gjithë stafi do të mbajnë grevë 1 orëshe në shenjë proteste për mos-rritjen e koeficientit dhe mos-barazimin e tyre me Policinë e Kosovës siç u kishte premtuar ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri.
Zenun Sadikaj, kryetar i Sindikatës, i ka thënë KTV-së se po ndihen të tradhtuar nga ministri i cili, sipas tij, “jo vetëm që nuk na ka rritur koeficientin, por as nuk na ka mbrojtur në Kuvend në ditën kur është votuar Ligji për pagat”.
Sadikaj ka kërcënuar se në rast se nuk u realizohen kërkesat, do t’i përshkallëzojnë veprimet sindikale, raporton Koha.net.
Greva do të mbahet në të gjitha qendrat e paraburgimit dhe qendrat korrektuese.
-
Punëtorët e Shërbimit Korrektues të enjten sërish protestojnë
-
Punëtorët e Shërbimit Korrektues nesër në protestë
-
Paralajmërohet protestë edhe nga Shërbimi Korrektues i Kosovës
-
Shërbimi Korrektues në protestë para Qeverisë kundër Ligjit për paga
-
Punëtorët e Shërbimit Korrektues protestojnë sot për koeficient më të lartë page