Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shërbimet e specializuara sociale, peng i buxhetit në Pejë

Projekti “Shërbime sociale cilësore ditore, domosdoshmëri për persona me aftësi të kufizuara mendore”, që po realizohet nga organizata “Save the Children”, financuar nga BE-ja, Qendra për Jetë të Pavarur, që ofron shërbime ditore për këta persona në objektin e tyre në fshatin Vitomiricë, ka organizuar të mërkurën në Pejë një tryezë për shëndetin mendor.

Në këtë konferencë është diskutuar për shërbimet që ofrohen në përgjithësi për këta persona dhe për dyert që mund të trokasin për nevojat që i kanë, shkruan sot Koha Ditore.

Fitore Haxhihasani, drejtoreshë e Qendrës për Jetë të Pavarur, ka thënë se është e nevojshme të rritet angazhimi i të gjithëve, përfshirë institucionet dhe shoqërinë civile, që të punohet më shumë për rritjen e shërbimeve sociale cilësore për personat me nevoja të veçanta mendore, si edhe të parandalohet ky problem, sepse probleme mendore, siç tha ajo, nuk janë vetëm të lindura, por edhe të fituara.

“Në fitimin e problemeve mendore po ndikojnë kriza ekonomike, mosqasja e duhur e mësimdhënësve, problemet e ndryshme familjare, pra të paktën t’i parandalojmë ato probleme mendore që mund të fitohen. Duhet të angazhohemi të gjithë në maksimum për këta persona”, është shprehur ajo./Ilir Osmanaj.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të “Kohës Ditore”)

Artikuj të ngjashëm