Njohësi i zhvillimeve në rajonin e Ballkanit, Daniel Serwer, ka thënë se frikësohet se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ia kanë premtuar Beogradit Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Serwer ka thënë se SHBA-ja edhe pse s’është Këshill i Evropës, ndikimi i saj është i fuqishëm te disa shtete evropiane.
“Frikësohem se amerikanët ia kanë premtuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe Beogradit dhe nuk duan të marrin përgjegjësi nëse nuk bëhet. SHBA-ja nuk është Këshill i Evropës, por ndikimi i saj do të jetë i fuqishëm në disa prej evropianëve, përfshirë Francën”, ka shkruar ai.
Kosova të mërkurën, 27 mars, ka bërë një hap drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Komiteti për Politikë dhe Demokraci e Këshillit ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur kushtet për t’u bërë anëtare e plotë e KiE.
Ky komitet ka thënë se hapi i radhës do të jetë më 18 prill kur do të hidhet në votim raporti para Asamblesë Parlamentare.
-
Serwer: Vështirë të ketë përparim në dialog nëse mungon vullneti politik nga Serbia
-
Serwer: Dialogu i BE-së ka arritur limitet, SHBA-ja s’do të përfshihet
-
Serwer: Mungesa e progresit në dialog po tentohet të tejkalohet nga SHBA-ja
-
Serweri i jep disa ide SHBA-së “për ta korrigjuar dështimin diplomatik në Ballkan”
-
Biserko: Pa praninë e SHBA-së s’pres marrëveshje Kosovë – Serbi