Qytetarë serbë të veriut, por edhe pjesëtarë të policisë së Kosovës në veri do të protestojnë sërish sot kundër ndërrimit të personave në strukturat udhëheqëse në Policinë e Kosovës në veri.
Protesta do të fillojë në ora 7:15 para stacionit të policisë në veri të Mitrovicës, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdryshe, një protestë e ngjashme është mbajtur edhe të hënën ku kanë marrë pjesë rreth 200 qytetarë serbë, duke përfshirë edhe pjesëtarë të policisë, ndërsa është kërkuar që vendimi i MPB-së të Kosovës në lidhje me zëvendësimin e udhëheqësve policorë, të anulohet.
Sipas protestuesve, një vendim i tillë nga Prishtina duhet të jetë në koordinim me komandën e Drejtorisë së policisë në veri, si dhe strukturat lokale udhëheqëse atje.