Serbët e katër komunave veriore, por edhe serbë nga komuna tjera me shumicë serbe në Kosovë, kanë nisur një protestë kundër aksionit të Policisë së Kosovës dhe arrestimeve që ndodhën dje.
Në protestë kanë mbajtur fjalime liderë politikë e institucionalë, raporton Koha.net.
Ata madje thanë se “Kosova është zemra e Serbisë” dhe “s’do të lejojmë asnjëherë që të na e marrin Kosovën” dhe “do të luftojmë për të nëse është e nevojshme”.
Në sheshin ku po mbahet protesta janë lëshuar këngë nacionaliste për Kosovën, nëpër rrugë janë vendosur flamuj serbë ndërsa edhe nga mediat ka interesim të madh.
Artikuj të ngjashëm
-
Protestë para stacionit policor në Mitrovicë të Veriut, kërkohet lirimi i katër serbëve
-
Në protestën në Beograd digjet flamuri i shtetit të Kosovës
-
Veriorët kërkojnë lirimin e të arrestuarve, përshëndetet “rezistenca” e serbëve
-
Situata në veri të Kosovës raportohet e qetë, në mesditë protestë
-
Në veri protestohet në mbështetje të Vuçiqit