Është anuluar protesta e paraparë e qytetarëve serbë të veriut dhe pjesëtarëve të policisë së Kosovës në veriun e Mitrovicës.
Burime të KosovaPressi-t kanë bërë të ditur se anulimi protestës është bërë me sugjerim të Beogradit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMësohet se zyrtarë në Beograd kanë apeluar tek kryetari i Mitrovicës së veriut Goran Rakiq, ku kanë sugjeruar që të mos dalin në protestë.
Protesta ishte paraparë të mbahej kundër ndërrimit të personave në strukturat udhëheqëse në Policinë e Kosovës në veri.