Qeveria e Kosovës ka premtuar se më nuk do të lejojë organizimin e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë. Kështu bëri edhe më 16 janar, kur nuk u lejua organizimi i referendumit të Serbisë.
Por shteti serb, vazhdon të sfidojë institucionet e Kosovës. Të enjten mbrëma, Komisioni Zgjedhor Republikan i Serbisë ka vendosur që të themelojë komisione lokale zgjedhore nëpër qytete të Kosovës.
Sipas vendimit të bërë të ditur nga gazeta “Danas”, është marrë vendim që të themelohen komisione lokale në Prishtinë, Pejë, Gorë, Mitrovicë dhe Gjilan.
Në të vërtetë, pas ndalimit të mbajtjes së referendumit të Serbisë, serbët në Kosovë dhe Beogradi zyrtar kanë “kërcënuar” se zgjedhjet presidenciale që pritet të mbahen më 3 prill, “Qeveria e Kosovës nuk do të ketë shans t’i ndalojë”.
- Sfida e kthimit të Listës Sërpska në pushtetin lokal në veri
-
BE-ja fton të mos përsëriten ndërhyrjet nga jashtë në zgjedhjet lokale në Kosovë
-
BE: Moslejimi i mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë nuk përputhet me frymën e dialogut
-
Serbia pajtohet: S’ka organizim të zgjedhjeve në Kosovë
-
Qeveria s`lejon zgjedhjet serbe në Kosovë, OSBE-ja përkrah format e mëparshme të procesit