Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Serbia pajtohet: S’ka organizim të zgjedhjeve në Kosovë

Veriu

Foto: Arkiv

Komisioni i Zgjedhjeve në Serbi (RIK) ka thënë se “nuk ka kushte për mbajtje të zgjedhjeve në Kosovë e M.”. Komisioni ka shtuar se serbët e Kosovës mund ta ushtrojnë të drejtën për të votuar në zgjedhjet e 17 dhjetorit në Vranjë, Kurshumli, Rashkë dhe Tutin, raporton “Danas”.

Kreu i RIK, Vladimir Dimitrijeviq, ka thënë se at i “kanë dërguar një letër Zyrës për Kosovë e M. për mënyrën se si mundësohet votimi në zonën e Kosovë e M.”.

“Ne jemi njoftuar nga zyra se nuk është e mundur të zbatohet një procedurë zgjedhjre në Kosovë që do të ishte në përputhje me rregulloret ligjore, sepse institucionet e përkohshme të Prishtinës të kryesuara nga Albin Kurti e kushtëzojnë votimin me njohjen e pavarësisë së vetëshpallur të Kosovës”, ka thënë Dimitrijeviq.

Anëtari i Komisionit Zgjedhor në Serbi, Nemanja Stankoviq ka propozuar që Komisioni ta kontaktojë Qeverinë e Serbisë në mënyrë që ajo t’i kontaktojë UNMIK-un dhe organet tjera, dhe se nuk duhet hequr dorë aq lehtë nga votimi në Kosovë.

Ndërkohë anëtari tjetër Miroslav Vasiq ka thënë se nuk është e qartë se kujt i është drejtuar Zyra për Kosovë dhe çfarë përgjigje ka marrë, por se ka garantues ndërkombëtarë të marrëveshjeve të ndryshme dhe se “kjo zhvendosje e vendvotimeve nuk duhet marrë lehtë”.

Edhe Deputeti i PDK-së: Pas 24 shtatorit, s’ia vlen as të diskutojmë lidhur me zgjedhjet e Serbisë në Kosovë Arbëri Deputeti i PDK-së: Pas 24 shtatorit, s’ia vlen as të diskutojmë lidhur me zgjedhjet e Serbisë në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se në Kosovë nuk do të mund të mbahen zgjedhjet e Serbisë përderisa të mos ketë një marrëveshje ndërshtetërore.

E presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të enjten tha se “beson se bashkësia ndërkombëtare duhet të bëjë diçka më tepër sesa të lëshojë një deklaratë në lidhje me vendimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për të mos lejuar që zgjedhjet e Serbisë më 17 dhjetor të mbahen edhe në Kosovë pa marrëveshje ndërshtetërore”.