Gazeta e Beogradit “veçernje novosti” ka shfaqur frikën se SHBA-ja me letrën e dërguar nga presidenti Trump për presidentët Thaçi e Vuçiq, Serbinë do ta vërë para ofertës”merre ose lëre”, transmeton Koha.net.
Sipas burimeve që thotë t’i ketë kjo gazetë, Evropa edhe më tej do të mbetet ndërmjetësi në dialog, ndërsa SHBA-ja. që nuk e përkrah Serbinë, do të ketë rol shumë më të madh në hartimin dhe arritjen e marrëveshjes.
Për këtë arsye, shton gazeta, zyrtarët serbë do të insistojnë që në betejën përfundimtare për statusin e Kosovës , të përfshihen Rusia dhe Kina.
E në Bruksel letra e Trumpit nuk shihet si mundësi që Washingtoni ta marrë rolin udhëheqës në dialog, por “si sinjal i përkrahjes dhe i inkurajimit të dialogut që zhvillohet me ndërmjetësim të BEs-së ".
-
Trump ka një mundësi në dorë për njohjen e Kosovës nga Serbia, por ai po e injoron
-
Foreign Policy: SHBA-ja dhe BE-ja pajtohen se Serbia duhet ta njohë Kosovën, s’pajtohen se si
-
“New York Times”: Duke shtyrë përpara marrëveshjen Kosovë-Serbi, SHBA-ja “turbullon” aleancat
-
Shtypi gjerman për Kosovën: SHBA-ja e lë mënjanë BE-në
-
Vuçiq: Vendet evropiane diskutojnë çka duhet të bëjnë serbët dhe shqiptarët, pres presione