Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka reaguar në lidhje me deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se reciprociteti do të jetë parimi bazë kur të diskutohet për marrëveshjen për targat.
Petkoviqi, përcjell “Kossev” të hënën, ka thënë se Kurti “nuk ka kredibilitet të flasë për reciprocitet me Serbinë”.
“Deklarata e tij nuk është gjë tjetër veçse kërcënim i paralajmëruar paraprakisht”, ka thënë Petkoviq.
Më 21 prill përfundon afati i Marrëveshjes së përkohshme mes Kosovës dhe Serbisë për targat e veturave. Deri në këtë datë është menduar se do të arrihet marrëveshja përfundimtare.
Kurti të hënën tha se çdo marrëveshje që do të arrihet si parim bazë do të ketë reciprocitetin.
Edhe
Serbia mburret me refuzimin e serbëve në veri për t’i ndërruar targat
Në fakt, edhe kjo Marrëveshje e përkohshme, që parasheh mbulimin e simboleve shtetërore me letra ngjitëse me rastin e futjes në shtetin fqinj, u arrit pas vënies së reciprocitetit nga ana e Qeverisë së Kosovës. Pas kësaj, serbët kishin bllokuar pikat kufitare në Jarinjë e Bërnjak për 12 ditë, deri në arritjen e Marrëveshjes së përkohshme.
-
Paralajmërohet rritje e presionit ndaj Kosovës në raundin e ardhshëm të bisedimeve
-
Kurti: Reciprociteti për targat nuk do të bëhet kundër serbëve
-
Kurti beson se s'do të ketë nevojë për reciprocitet, sheh reflektim te Serbia
-
Serbët përsërisin se nuk e pranojnë reciprocitetin në targa, Kurti thotë se ai do të zbatohet