Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Selakoviq thotë se Serbia do të përballet me presion të madh këtë vit

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikola Selakoviq, ka komentuar letrën që presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ia ka dërguar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në të cilën i ka kërkuar njohjen e ndërsjellë mes Kosovës e Serbisë.

Selakoviq ka thënë për TV Happy, se nuk është i befasuar që SHBA-ja ka kërkuar këtë, por se ka thënë se kjo tregon qëndrimin e politikës së jashtme të SHBA-së.

“Ajo që është më e rëndësishme për ne, si në aktet e organizatave ndërkombëtare madje edhe te vet BE-ja, me të cilën jemi duke negociuar anëtarësimin, gjëra të tilla nuk janë vendosur si kusht. Edhe nëse qëndrojnë, pozicioni ynë është i qartë, ai pozicion është deklaruar në një nga vendet më të rëndësishme në botë, në shtator në Shtëpinë e Bardhë”, ka thënë Selakoviq.

Selakoviq ka thënë se Serbia ka pozitën e vet në të cilën insiston dhe se SHBA-ja ka të vetin.

“Kjo nuk është një arsye që ne të heqim dorë nga pozicioni ynë, por vetëm një stimulim më i madh dhe më i fortë për të qenë këmbëngulës, të mençur në luftën për të mbrojtur interesat tona. Ky është një nga sinjalet e këtij viti, që është paralajmëruar si vit që na presin shumë presione, të cilat duhet t’i durojmë deri në fund”.

Ai ka thënë se Serbia nuk duhet të çmendet se fuqitë e mëdha ndërrojnë mendjen e tyre sa i përket Kosovës, sepse shumë prej tyre kanë sponsorizuar atë dhe Kosovën e trajtojnë si diçka të tyre dhe e mbrojnë kudo.

“Sidoqoftë, fuqitë e mëdha nuk janë të njëjta si para 14 vjetëve, por Serbia nuk është e njëjta dhe nuk zhvillon politikën e njëjtë. A do të bisedohet edhe me administratën e re të SHBA-së për Kosovën e Metohinë? Po, do të ketë bisedime. A do të jenë bisedimet e lehta? Sigurisht se nuk do të jenë”, ka shtuar Selakoviq.

Edhe Vuçiq: Presim një presion të përbashkët nga BE-ja dhe SHBA-ja për njohje të Kosovës Arbëri Vuçiq: Presim një presion të përbashkët nga BE-ja dhe SHBA-ja për njohje të Kosovës

E ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, ka thënë se situata në Kosovë është e ndërlikuar.

Ai ka folur pas seancës së Këshillit të Sigurimit Kombëtar të Serbisë.

“Ne diskutuam disa tema të rëndësishme, dhe e para ishte situata aktuale në territorin e Kosovës dhe Metohisë. Ne folëm për një situatë komplekse për ne. E ndërlikuar në kuptimin politik dhe të sigurisë. Kemi diskutuar se çfarë bëjnë organet tona shtetërore për të ruajtur sigurinë dhe stabilitetin në territorin e krahinës jugore serbe”, ka thënë Stefanoviq.

Ai ka shtuar se Serbia do të vazhdojë të bashkëpunoj me KFOR-in për të ruajtur stabilitetin dhe sigurinë në Kosovë dhe do ta ndalojë dëbimin e popullatës serbe nga Kosova.

Edhe Selakoviq: Nuk pajtohemi që njohja e Kosovës është e vetmja zgjidhje Arbëri Selakoviq: Nuk pajtohemi që njohja e Kosovës është e vetmja zgjidhje

Lexo edhe: