Politologu Mehdi Sejdiu ka deklaruar se partitë politike po ju konvenon kjo situatë politike, pasi tha se ato kanë nisur të mendojnë për zgjedhjet lokale.
Sejdiu ka thënë të mërkurën në “60 Minuta” të KTV-së se aktualisht s’duket se do të ketë ndonjë qeveri të shumicës, që do ta kishte parasysh edhe zgjedhjen e çështjes së presidentit.
“S’po duket se do të kemi qeveri të shumicës që do të zgjidhej edhe presidente. E ideja e tyre është që të fillojnë edhe zgjedhje lokale...Tri partitë e mëdha janë përgjegjëse për këtë situatë, e Lëvizja Vetëvendosje s’po e kërkon me ngul koalicionin me çdo parti”, ka thënë Sejdiu.
Politologu ka shtuar se çështja e presidentit shihet si problematike, por tha se kjo mund të tejkalohet nëse Vetëvendosje bën koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës apo Partinë Demokratike të Kosovës.
“Kësaj herë ekzistojnë zgjedhjet lokale dhe çështja e presidentit...koalicioni me LDK-në ose me PDK-në për të zgjedhur presidentin. Qeveria me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës do të ishte minimaliste për çështjen e presidentit”, ka thënë Sejdiu.
Ai ka theksuar se nuk beson që problemi i ngërçit është për emrin e kandidates për kryetare të Kuvendit nga ana e VV-së, por tha se “nëse partitë opozitare duan të rrëzojnë qeverinë dhe të shkojnë në zgjedhje të reja, e kanë shumë të lehtë”, ka thënë Sejdiu.
Sipas politologut, partitë e mëdha nw Kosovw duhet t’i normalizojnë koalicionet mes vete, pasi shtoi se ato koalicione “nuk janw tradhti”.
“...Tri partitë e mëdha duhet tw mendojnë efektin e polarizimit”.