Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka thënë se Kosova ka hasur në rezistencë nga ndërkombëtarët në zhvillimet e para të pasluftës. Sipas tij, ka pasur paragjykime e drojë se çka mund të ndodhë me shpejtimin e proceseve.
Në edicionin special të “Konfrontit” në KTV për 16-vjetorin e Pavarësisë, Sejdiu ka zbuluar prapaskena nga disa zhvillime të para rreth 20 vjetëve.
“Janë të kombinuara shumë faktorë. Disa kanë mundur të kenë paragjykime e kanë pasur drojë se çka mund të ndodhë me shpejtimin e proceseve dhe ka pasur edhe bindje se Kosova duhet të startojë nga zeroja sepse s’ka njohuri në menaxhim të institucioneve”, ka thënë Sejdiu.
Ai ka shtuar se ka pasur edhe vetë përplasje me institucione e organizma ndërkombëtarë.
-
Sejdiu për ngërçin në Kuvend: Pushteti e opozita të angazhohen për marrëveshje
-
Hajrullahu: S’është mirë që Kosova të mos ketë institucione kur të vijë vendimi i Speciales
-
Majko: Kosova po hyn në paradhomën e shteteve të dështuara
-
Osmani lavdëron Sejdiun: Figurë që e njeh nga afër shtetin, institucionet dhe sfidat e vendit
-
Bytyçi: Partitë duhet të qartësohen së pari me veten, po kanë qëndrime kundërthënëse