Dardan Sejdiu, nënkryetar i Komunës së Prishtinës, njëherësh edhe kandidat për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje për zgjedhjet e 11 qershorit, ka thënë se po kandidon për deputet për të mposhtur qeverisjen e keqe.
“Tashmë jemi në një betejë e cila është e rëndësishme për Republikën e Kosovës. Është e thjeshtë: a do të vazhdojmë me këtë rrugë në të cilën e ka sjell vendin PDK dhe LDK, me shëndetësi të dërmuar, me arsim që s’krahasohet për të keq me vendet tjera.... Për këto dhe arsye tjera, e tërë Lëvizja Vetëvendosje do të mundohet të ç’kap shtetin”, ka thënë Sejdiu në “Interaktiv” të KTV-së.
Ai ka thënë se nëse zgjedhet deputet, do ta mbajë këtë post dhe nuk do të kthehet në postin të cilin mban tani, nënkryetar i Komunës.
-
Nuk konfirmohet dorëheqja e Dardan Sejdiut nga pozita e deputetit
-
Sejdiu premton se do të jetë zë i Prishtinës në Kuvend
-
Ahmeti e Sejdiu në listën për deputetë të Vetëvendosjes
-
Rrustemi: Deputetët e PDK-së dhe AAK-së s’kanë arsye të mos e mundësojnë zgjedhjen e Sejdiut
-
Sejdiu: LDK-ja po e mohon koalicionin me PDK-në shkaku i VV-së